×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Një fëmijë vdiq nga mungesa e barnave”

    Insajderi
    24 February 2024 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asamblistja nga Rahoveci, Vlora Vuqiterna, ka thënë se një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e mungesës së barnave.

    Vuqiterna përmes një postimi në “Facebook”, tha se fëmija që ka ndërruar jetë ishte me fibrozë cistike.

    Kur vdes një i njohur reagojnë të gjithë, kur vdes një femijë nga mungesa e barnave heshtin e heshtin….. Më vjen keq por ndaj rasteve te tilla do te reagoj gjithnjë! Sot një fëmije me fibrozë cistike iku nga kjo botë!Nuk eshte rasti i parë, fatkeqësisht! Ngushellime gjithe familjes Morava e Denisi qoftë në lulet e Xhennetit“, shkroi ajo.

    Sipas saj kjo terapi që nuk po i jepet fëmijëve në Kosovë ,ndërsa në vendet e jashtme jepet por që kushton shumë.

    Shpresojmë qe të jetë rasti i fundit qe femijet ne vendin tonë vdesin nga mungesa e barnave! Ne vendet e jashtme keta persona te prekur e kane fatin të trajtohen me medikamente si Trikafta e Orkambi , e të jetojnë një jetë krejtësisht normale, e tek ne ku ti marrin prinderit 220 mijë euro ne vit?! A ma jep dikush nje pergjgje?! Apo ndoshta edhe keta prinderit e persona te prekur duhet te ikin nga ky vend per nje te ardhme më te mire?!“, shkroi ajo.

    Në fund, ajo i bëri thirrje Qeverisë që të ndërmarrin hapa dhe ta mundësojnë terapinë për personat e prekur me fribrozë.

    Në emër të gjithë personave te prekur me fibroze cistike i bej thirrje Qeverisë, Ministrisë së Shëndetesise e gjithë atyre qe e kane barën e votës të ndërmarrin masa sa me shpejt për gjithe personat e prekur me fibroze, nuk është diçka qe nuk mund te realizohet duke pasur parasysh qe në vendet fqinje jane duke i marr këto terapi“, përfundoi Vuqiterna.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark