“Një foshnje apo ushqimi i tepërt?”, Dafina Zeqiri ngrit dyshimet për shtatzëni - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Një foshnje apo ushqimi i tepërt?”, Dafina Zeqiri ngrit dyshimet për shtatzëni

    Insajderi
    19 June 2021 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është treguar mjaft aktive gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale.

    Ajo ka publikuar vazhdimisht fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që shijoi në Turqi, gjatë pushimeve me të dashurin.

    E pas pushimeve, ajo ka bërë së fundmi një tjetër postim, me të cilin i ka befasuar fansat e saj.

    Ajo ka shfaqur barkun e saj të plotë në një video, në mbishkrimin e së cilës përmes emojive ka shkruar “foshnje apo buka e tepërt”.

    Kjo i ka konfuzuar fansat e saj nëse Dafina mund të jetë shtatzënë, pasi ajo ka tash e sa kohë që është në lidhje serioze me DJ Geek, shkruan telegrafi.

    Sido që të jetë Dafina e ka lënë gjithçka në bazat e hipotezës, ndonëse një lëshim i tillë i barkut mund të jetë edhe për shkak të mos-kujdesit në ushqim.

    Dafina përndryshe deri më tani është shquar për linja atraktive trupore dhe ka vënë gjithmonë në dukje se është e pasionuar pas palestrës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark