Insajderi
Botë

Një franceze 91 vjeçare merr gradën doktor shkence

Insajderi
16 March 2016 - 12:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua 91 vjeçare nga Franca është bërë një nga personat më të vjetër në Francë që marrin gradën PhD, pasi që përfundoi studimet që i filloi para tri dekadave.

“Më ka marrë pak kohë për ta shkruar, sepse bëja pushime,” ka thënë Bourlier, duke shpjeguar tri dekadat e punës së saj.

Tema e disertacionit ka qenë “Punëtorët emigrantë në Besancon në gjysmën e dytë të shekullit 20.”

Ajo u interesuar për studime e doktoraturës pasi që u pensionua në vitin 1983, njofton The Guardian.

Zakonisht, PhD në Francë kryhet për rreth tri vite, por Bourlier ka qenë një “studente tejet jotipike”, thotë profesori i saj, Serge Ormaux.

“Ajo ka qenë ndoshta personi i vetëm që ka ditur çdo aspekt në mënyrë të detajuar dhe që ka qenë në gjendje t’i bëjë së bashku informatat.  Ajo e ka mbështetur punimin e saj me analiza statistikore”, ka thënë profesori i saj./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark