×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një gjeneral në krye të qeverisë, shtohen zërat për grusht shteti në Kinë, ku ka “humbur” Xi Jinping?

    Insajderi
    27 September 2022 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditëve të fundit në Kinë kanë qarkulluar informacione për një grusht shteti ushtarak kundër presidenti Xi Jinping, sipas mediave të huaja.

    Gjatë fundjavës, disa llogari në Twitter, me mijëra ndjekës shpërndanë informacione të pakonfirmuara se presidenti ndodhej në arrest shtëpiak pasi u shkarkua nga posti i kreut të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës.

    Kjo nuk është konfirmuar nga asnjë burim zyrtar apo media shtetërore.

    Dëshmitë e cituara në rrjetet sociale përfshinin pamjet që supozohej se tregonin një kolonë automjetesh ushtarake, që besohet se ishte deri në 80 kilometra e gjatë, duke u nisur drejt Pekinit, me raportet për anulime masive të fluturimeve që kanë shtuar edhe më shumë spekulimet.

    Pra, çfarë dimë deri më tani

    Kush i ka bërë këto pretendime dhe cilat janë ato?

    Thashethemet filluan të përhapeshin në mediat sociale pas daljes  së fundit publike të Xi në një takim të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) me tetë vende.

    Më 24 shtator, politikani indian Subramanian Swamy u postoi një  mesazh në Twitter: “Duhet të verifikohen thashethemet në qarkullim: A është Xi Jingping në arrest shtëpiak në Pekin?

    “Kur Xi ndodhej në Samarkand, liderët e Partisë Komuniste Kineze supozohej se kishin shkarkuar Xi nga përgjegjësia e Partisë Çlirimatare. Më pas, ai u dënua me arrest shtëpiak. Kështu të paktën tregojnë thashethemet.

    Jennifer Zeng, një aktiviste kineze për të drejtat e njeriut me më më shumë se 206,000 ndjekës në Twitter, postoi një video për të cilën ajo pretendonte se tregonte një kolonë 80 kilometra të gjatë me automjete ushtarake të partisë që po shkonte në Pekin.

    “Ndërkohë, sipas thashethemeve Xi Jingping është në arrest shtëpiak pasi më të vjetrit e partisë komuniste e hoqën atë nga posti i kreut të partisë,” shkroi ajo në Twitter.

    Videoja u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, duke përfshirë nga Gordon Chang, autor i një libri të titulluar “Shkatërrimi i ardhshëm i Kinës”.

    “Kjo video e automjeteve ushtarake që lëvizin drejt Pekinit vjen menjëherë pas ndalimit të 59% të fluturimeve në vend dhe burgosjes së zyrtarëve të lartë”, shkroi ai në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark