Insajderi
Lajme

Një grua gjendet pa shenja jete pranë një lumi në Klinë, deklarohen nga Prokuroria e Pejës

Insajderi
07 December 2025 - 16:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një grua gjendet pa shenja jete pranë një lumi në Klinë, deklarohen nga Prokuroria e Pejës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në lumin e Bistricës në Grabanicë të Klinës është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, e cila u raportua e zhdukur mbrëmë nga familjarë të saj.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore e Pejës, ku zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë për Gazetën Insajderi se njësiti i zjarrfikësve ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë.

“Një trup i pajetë është gjetur në lumin Lumbardh. Përveç prokurores së Krimeve të Rënda dhe policisë, në vendngjarje ka dalë edhe njësiti i zjarrfikësve, i cili ka bërë tërheqjen e trupit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në IML. Ndërkohë, policia ka marrë autorizimin e prokurorit për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Nikçi.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se viktimën e kishin raportuar si të zhdukur mbrëmë familjarët. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark