Insajderi
Lajme

Një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i parë i një shtëpie në Mitrovicë

Insajderi
03 May 2026 - 09:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i parë i një shtëpie në Mitrovicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, si pasojë e rënies nga kati i parë i një shtëpie në Mitrovicë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku më pas ka ndërruar jetë.

Vdekja e saj është konstatuar të shtunën nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM MBI VDEKJEN/Mitrovicë Jugu / 02.05.2026 – 06:30. Dyshohet se viktima f/k ka rënë nga kati i parë i një shtëpie. Si pasojë, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku më pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark