Një grua në Viti vdes pasi piu domestos - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Një grua në Viti vdes pasi piu domestos

    Insajderi
    03 November 2022 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një lajm të keq e mori sot familja Rashiti nga Vitia, pasi e kuptuan që më e dashura e tyre ka ndërruar jetë rrugës për në QKUK.

    E ndjera të mërkurën tentoi t’i jap fund jetës dhe fillimisht u dërgua në gjendje të keqe në spital.

    Por sot në mesditë ajo vdiq.

    Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima nga fshati Sadovinë e Qerkezëve në Viti, kishte kërkuar ndihmë gjatë ditës së djeshme, për shkak se kishte konsumuar preparate kimike (domestos) dhe për pasojë iu ishte përkeqësuar gjendja.

    Thirrja për ndihmë bëri që të intervenonte Emergjenca, me ç’rast gruaja u dërgua në spital për trajtim mjekësor, por për shkak të gjendjes serioze, sot u mor vendim që të transportohet në Qendrën Klinike Universitare.

    Fatkeqësisht, ajo nuk arriti që të trajtohej në këtë qendër, pasi rrugës për në QKUK humbi jetën, me ç’rast mjekët konstatuan vdekjen e saj.

    Burimet e gazetës thonë se ende nuk dihet motivi i rastit, prandaj me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”, ndërkaq trupi është dërguar në IML për obduksion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark