Insajderi
Lajme

Një grua sulmohet nga nipi pas mosmarrëveshjeve për pronë

Insajderi
24 May 2016 - 10:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Deçan një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nipi i saj.

Siç bëhet e ditur, incidenti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje pronësore.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe disa raste të dhunës në familje.  Një e tillë ka ndodhur në Vushtrri, ku një grua është sulmuar nga bashkëshorti I saj.

Në një rast tjetër në Skenderaj, njësitë policore derisa ishin duke u marrë me një rast Dhune në familje, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK- 47 me një karikator dhe pesë fishekë./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark