×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një hektar e 30 ari – Kush e mori tokën e shtetit në mes Prishtinës e Fushë Kosovës?

    Insajderi
    06 November 2022 - 22:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Instituti Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci në InDoks të Gazetës Insajderi ka folur për problemet me pronat e shtetit. Ka përmendur uzurpime e tjetërsime.

    Ai ka folur edhe për një pronë të madhe të Institutit të tjetërsuar bash në kryeqytet. Në kufirin mes Prishtinës e Fushë Kosovës, mbi 1 hektarë. Kush e mori e kush po bën biznes tash me të, ai thotë se ende nuk e din. Por, gishtin e fajësisë e drejton kah Agjencia Kadastrale e Kosovës.

    “Peja dhe në Prishtinë e kalon 40 hekterëshin…krejt bashkë janë më shumë se 100 hektar të tjetërsume…edhe në Bllogaj 9 hektarë edhe në 1 hektar e 30 ari në Fushë Kosovë, se u bë në atë periudhën e përshkrimit të raportit”

    “E kemi marrë një përgjigje në padi prej Avokaturës së Shtetit që ia ka bë gjykatës dhe konstaton se të gjitha pronat të IBK-së pas lufte janë tjetërsu përmes vendimeve administrative nga agjencia kadastrale e Kosovës. Dikush brenda agjencisë i ka njoftuar ato vendime false pa i verifiku, jo neve ska nevojë, ka nevojë institucioneve të shtetit. Ka nevojë gjykatat dhe krimet ekonomike se ato janë institucione kompetente për vlerësimin e falsifikimit se as nuk jam unë as askush tjetër”, ka deklaruar Geci për InDoks.

    Sipas tij, këto tjetërsime u kryen edhe në emër të masave të dhunshme me dokumente fasle.

    “Kemi edhe raste kur janë bërë vendime false në emër të atyre të masave të dhunshme që faktikisht, me këtë rast e falënderojë shumë Njësinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike në Pejë të cilët kanë hulumtu dhe vërtetë tjetërsimin e një pronë prej 9 hektarë 60 ari në Pejë në zonën kasdastrale në Qyshk që u realizu tjetërsimi tash në 2021-ën.  Pra, i kemi dy prona tjetërsume, një e kemi Prishtinë një në Pejë në zonën në Qyshk dhe një është në zonën kadastrale në Prishtinë, në sipërfaqe 1 hekteri e 30 ari”, theksoi ai.

    Gjatë kësaj invertiste, Geci u pyet edhe ngritjen e problemit të pronave në Stankaj nga ana e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci. Disa e cilësuan si politike qasjen e tij, por drejtori i IBK-së ka kërkuar që Peci të mos ndaletme këto denoncime.

    Bile thotë se tash duhet të debatohet edhe në publik se kush i mori pronat e IBK-së, më sakt, tokat e shtetit në zonën e Fushë Kosovës.

    “Jo nuk e vlerësojë që është politike por është çështje e ngritur që duhet me u ngritë edhe unë e përgëzoj ministrin Peci që e ka ngritë këtë çështje si ministër, për arsye se ministrat e mëhershëm nuk janë marrë me këtë çështje. As që kanë deshtë me nih bile ky e ka ngrit para publikut edhe e ka senzibilizu edhe institucionet tjera të Kosovës, e ka ngritë edhe kur ngritët një problem atëherë mbahet shpresa që ka mu zgjedh, por kishim pasë dëshirë që ministri mos me lanë veç me çështjen e Stankajve, por me ngritë me fillu edhe zonën industriale në Fushë Kosovë që janë mbi 50 hektarë të IBK-së edhe me kqyrë ku janë metë. Kush i ka tjetërsu, çka janë… shpresojmë që ministri edhe këtë çështje ka me ngritë”, tha Fehmi Geci, drejtor i IBK-së.

    InDoks | Dosja Stankaj – Dokumentar ekskluziv për tjetërsimin e tokave të shtetit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark