×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur nga aksidenti në Krushevë të Klinës

    Insajderi
    15 January 2024 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident trafiku me fatalitet raportohet se ka ndodhur në Krushevë të Vogël të Klinës.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i ka thënë Insajderit se aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe një kamioni.

    Si pasojë i vdekur ka mbetur vozitësi i makinës.

    “Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka theksuar Gashi. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark