Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një person i cili ishte në gjendje të rëndë pas plagëve që mori në gjuajtjen me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.
“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, ka deklaruar Shaqiri.