Një javë të izoluar në Jarinë- si dështoi Ministria e Sveçlës që të iu siguroi edhe ushqim policëve që arrestuan Pantiqin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një javë të izoluar në Jarinë- si dështoi Ministria e Sveçlës që të iu siguroi edhe ushqim policëve që arrestuan Pantiqin

    Insajderi
    14 December 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjtën e kaluar në pikën kufitare në Jarinë  pjestarët e Policisë së Kosovës arrestuan ish-kolegun e tyre, Dejan Pantiq.

    Pantiq me qindra policë e dhjetëra prokurorë e gjykatës, javë më parë dha dorëheqje nga puna e tij.

    Gazeta Insajderi

    Një muaj paraburgim është caktuar kundër tij nga Gjykata në Prishtinë në një seancë online. Ai po dyshohet si njëri nga organizatorët e sulmit në Komisonin Komunal Zgjedhor në Mitrovicë kur Prishtina tentoi që të vendoste anëtarë të tjerë aty, pasi të kaluarit dhanë dorëheqje.

    Por, arrestimi i tij nuk doli të ishte veç arrestimi i një të dyshuari për vepra penale që po i përmendet edhe terrorizmi.

    Arrestimi i tij nxiti edhe reblim në Veri- vendosjen e barrikadave, krejt pak orë pasi ai u vendos në pranga.

    Një histori tjetër që po tenton ta fsheh Ministria e Punëve të Brendshme e udhëhequr nga funksionari i lartë i partisë së Kryeministrit Albin Kurti, Xhelal Sveçla është ajo se çka po ndodh me policët që e arrestuan.

    Insajderi merr vesh qe janë të njëjtit policë që e arrestuan Pantiqin, që ende po e ruajnë atë. Ai nuk u soll në Prishtinë.

    Por, as policët që e arrestuan nuk munden që të “ndahen” nga ai. Nga e enjta e kaluar janë po ata policë, e doganierë, që MPB-ja nuk ka arritur të i ndërroj me të tjerë, siç ka bërë në pika të tjera.

    Të gjitha rrugët që qojnë në atë pikë janë të barrikaduara, kurse dalja e tyre në territorin e Serbisë as që konsiderohet si opsion.

    Për më shumë, MPB-ja ka dështuar që të iu dërgoi edhe ushqim nga i njëjti që po furnizohen edhe policët shtesë që janë dërguar si përforcim në veri.

    Organizimi i dërgimit të ushqimit tek këta policë e doganierë po bëhet në mënyrë alternative, përmes personash që as që janë punëtorë të MPB-së, kanë trëguar burime të Insajderit.

    Situatë e tensionuar po vazhdon të mbizotrojë në Mitrovicën veriore. Ka disa javë që serbët janë revoltuar. 

    Gjithçka nisi me vendimin e qeverisë Kurti, për konvertimin e targave serbe në RKS. Në kundërshtim të këtij vendimi, serbët e veriut dhanë dorëheqje nga të gjitha institucionet. Edhe pse, palët u morën vesh në Bruksel për këtë çështje, serbët nuk u përmbushën.

    Duke kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, për kryetarë të komunave veriore, ata sulmuan zyret e KQZ-së në Zubin Potok.

    Ndryshe sot Policia e Kosovës e ka konfirmuar se katër policët që kishin mbetur mes barrikadave në veri kanë lëvizur për në stacionin policor në Leposaviq.

    Ata ishin të bllokuar që katër ditë mes dy barrikadave në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.

    Zyra për media e Policisë së Kosovës ka thënë “Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policor të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”.

    Këta policë raportohet se i kaluan këto ditë në kushte të vështira duke fjetur në autoblindë, me pak ushqim e pa derivate.

    Të martën i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e tha troç se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.

    Ai është treguar i prerë sa i përket kërkesës së Aleksandër Vuçiq që të dërgoj 1000 ushtarë serbë në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark