×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    LAJMI I FUNDIT: Katër policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë janë zhvendosur në Leposaviq

    Insajderi
    14 December 2022 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra për Media e Policisë së Kosovës ka njoftuar se katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Prizreni, konfirmohet se kanë arritur të zhvendosen në stacionin policor të Leposaviqit.

    “Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policor të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Insajderi.

    Këta policë raportohet se i kaluan këto ditë në kushte të vështira duke fjetur në autoblindë, me pak ushqim e pa derivate.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark