×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia e Kosovës i kundërpërgjigjet pretendimeve të serbëve: Dejan Pantiqit i kemi siguruar barna

    Insajderi
    14 December 2022 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka demantuar mediat serbe dhe Petar Petkoviq, drejtor në të ashtuquajturën Zyrën për Kosovën në Serbi për pretendimet e tyre se ish-polici tashmë në paraburgim Dejan Pantiq e ka jetën në rrezik dhe nuk po i ofrohet trajtim mjekësor.

    Policia e Kosovës informon se Pantiqit i është ofruar avokati mbrojtës si dhe i është lejuar përdorimi i barnave mjekësore. Po ashtu Policia e Kosovës ka arritur që të sigurojë barnat e nevojshme për personin e ndaluar.

    “Andaj, spekulimet e vazhdueshme nga persona të caktuar dhe disa media kryesisht serbe, përfshirë spekulimin e fundit të publikuar përmes video-mesazhit, se gjoja zyrtarët policorë nuk e kanë trajtuar si duhet dhe nuk i kanë ofruar barnat mjekësore personit të dyshuar (D.P.), njofton dhe sqaron se: I njëjti është trajtuar mjaft mirë konform rrethanave të krijuara, ndaj të njëjtit janë respektuar të drejtat njerëzore që i takojnë personit të ndaluar, i janë lexuar të drejtat e tij, i është ofruar avokati mbrojtës si dhe i është lejuar përdorimi i barnave mjekësore. Po ashtu Policia e Kosovës ka arritur që të sigurojë barnat e nevojshme për personin e ndaluar”, njofton policia.

    Policia e Kosovës njofton se po angazhohet në të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark