×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Një jetë kushtuar shëndetit të popullatës së Drenicës

    Insajderi
    12 July 2023 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkruan: Hamit Shala

    Dr. Osman Veliu, – mjeku i luftës, siç e quanin shumë qytetar gjatë luftës, posedon cilësitë e një mjeku që shquhet për vëmendjen, komunikimin e mirë,  qetësinë, bashkëpunimin, empatinë, energjinë, etikën, miqësinë, dinjitetin, pjekurinë, përgjegjshmërinë, vetëmohimin, aftësitë profesionale si dhe  besimin që e karakterizon gjatë punës se tij me pacient, që nga dita e parë e punës se tij si mjek i ri. Ai është një person shumë i respektuar dhe i dashur për pacientët dhe qytetarët e Drenicës.

    Shërbimin  në përkujdesjen për shëndetin ndaj popullatës se Drenicës e filloj qysh me 1987,  ku fillimisht filloj punën si mjek në Shtëpinë e Shëndetit  të Skenderajt, për të vazhduar pas një viti në Ambulanten Shëndetësore të Çirezit, që mbulonte një territor të gjerë me mbi 10 mijë banorë, dhe për shkak të cilësisë, disiplinës  në punë dhe respektit ndaj pacientëve që kishte vendosur mjeku i ri në këtë Ambulancë, ky institucion shëndetësor shpejt u bë një nga ambulancat më të frekuentuara nga ana e pacientëve jo vetëm të fshatrave të Komunës së Skenderajt por edhe e fshatrave përreth nga komunat tjera të rreze Qyqavicës (Vushtrri, Drenas, Obiliq etj).

    Menjehërë Pa përfundimit të studimeve, dr. Osmani kishte shkuar në shërbimin ushtarak në ish Jugosllavi, dhe duke mos mundur të përballonte padrejtesitë që u bëhëshin atëherë ushtarëve shqiptar, ai kishte rënë në kundërshtim me eprorët e atëhershëm serb, dhe për këtë qellim ai kishte “përfunduar” ushtrinë për një muaj e gjysmë. Kjo “njollë” e kishte penguar fillimisht për punësim ( dhe ma vonë gjatë gjithë robërisë jugosllave edhe në punë), por pas një kohe në mungesë mjekësh kishte gjetur punë në Shtepinë e Shëndetit në Skenderaj.  Gjatë viteve 90-ta, kur vendi po braktisej masivisht nga qytetaret e Kosovës, dr. Osmani i qendroj besnik profesionit dhe pacientëve të tij, duke mos ua kthyer shpindën asnjëherë. Për shkak se asokohe transporti ishte i vështirësuar, ai ishte i detyruar të udhëtonte këmbë mbi 30 km në ditë për ti vizituar pacientët e tij, shpesh nëpër borë e shi apo edhe temperatura të larta. Një pjesë të rrugës ai e kalonte duke u ndalur dhe vizituar të moshuarit dhe të sëmurit kronik nëpër shtepitë e tyre. Kështu dr. Osmani ishte bërë një mjek popullor, shumë i afërt, i dashur dhe i familjarizuar me pacientët e tij.

    Siç dihet, zona ku punonte dr. Osmani, me kohë ishte shndërruar në çerdhe të celulave të para të UÇK, kështu që ai ishte nga mjekët e parë në Kosovë që kishte rënë në kontakt me ushtarët e  UÇK duke i trajtuar ata për nevojat shëndetësore të tyre dhe familjeve të tyre. Puna e tij kishte rënë në sy të policisë serbe, dhe herët kishte rënë në radarët e tyre, për cka ai ishte njoftuar nga disa kolegë të tij që kishin qenë në bisedat e famshme informative, kështu që nga fundi i vitit 1996, ai ishte detyruar të kufizonte lëvizjet e tija dhe mos lëvizte jashtë zonës që kontrollohej nga UÇK. Duke u gjendur në situatë të re, ai kishte vazhduar akoma ma me ngulmë punën e tij në mbështetjen e popullatës në nevojë.  

    Gjatë viteve 1998 – 1999 kur UÇK doli haptazi me aksionet për clirimin e vendit, dr. Osmani po trajtonte me shumë zell e përkushtim plagët e të plagosuriv dhe popullatës civile, në kushtet e një terrori dhe dhunë të paparë. Në vecanti, ishte një përjetim i rëndë masakra e Likoshanit dhe Çirezit dhe pak ditë ma vonë lufta heroike e Familjes Jashari, pas se cilës puna e tij ishte intensifikuar shumë sepse nga atëherë kishin ndryshuar edhe rrethanat e luftës në Drenicë. Kështyuqë Dr. Osmanin mund ta gjenit gjithmonë aty ku nevojitej.

    Vera përcelluese e vitit 1999 e gjeti në Çirez. Asokohe Çirezi ishte bërë një vendstrehim për mbi 25 mijë qytetar nga Drenica, Dukagjini, Obiliqi, F. Kosova dhe Mitrovica, ku  për shkak të dhunës dhe terrorit të ushtruar gjatë ofanzivave shkatërruese të forcave ushtarake e paramilitare serbe, popullata e këtyre zonave ishte zhvendosur në Çirez, zonë kjo që kontrollohej nga UÇK, dhe ku tashmë të zhvendosurit gjetën gjithë mikëpritjen, bujarinë dhe kujdesin nga popullata vendore, e cila ndau shtepitë dhe kafshatën e gojë se tyre me të zhvendosurit. Dr. Osmani gjatë gjithë kësaj kohe, ishte krah këtyre qytetarëve. Në kohën kur nëpër media të ndryshme po qarkullonin lloj-lloj lajmesh për shfaqjen e epidemive të ndryshme në këtë zonë ( gjë kishte të bëntë edhe me propagandën serbe për të dëmtuar rezistencën heroike në Drenicë), dr. Osmani bashk me ekipën e tij mjekësore, po bëntë të pamundurën që kjo të mos ndodhte. Duke iu falënderuar aftësive të tij organizative, gjithëmonë të koordinuara me Komandantin e Bataljonit të Mjekësisë  Dr. Fadil Bekën dhe mbështetjës që kishte marrë nga organizatat e ndryshme humanitare që ushtronin funksionin e tyre në Kosovë sic ishin “Care International” , “Medicine Sans Frontiers”, “UNICEF”, “UNHCR” etj, ai kishte siguruar medikamentet e nevojshme në lidhje me trajtimin e të plagosurive dhe atyre me sëmundje të ndryshme, e në vecanti ishte angazhuar në marrjen e masave për parandalimin e epidemive të ndryshme e në vecanti atyre që kishin të bënin me barkqitjet verore për fëmijët dhe të rriturit. Kështu në tre rast ishte paraqitur edhe dizenteria bacilare me gjithë paqyren e saj klinike (raste të dyshimta), por falë masave të ndërmarra më kohë ato raste ishin izoluar dhe nuk kishte pasur përhapje të mëtëjme të infeksionit. Kjo ngjarje kishte bërë bujë në mediat e asokohe të Kosovës. Poashtu, meqënese Fusha e Mollës ishte bërë si stacion pritje për të zhvendosurit në këtë pjesë të Drenicës, aty ishte dërguar edhe një ekip shtesë mjekësor, ku atyre që arrinin nga zonat e ofanzivave u ofrohej ndihma mjekësore e nevojshme nga ekipi i cili përbëhej nga Dr. Bajram Gashi dhe tekniku Avni Xani.

    Është interesant të theksohet, se edhepse në kushte lufte, Dr. Osmani kishte arritur që në një ambulancë të vogël të organizonte shërbimet shëndetësore vitale për popullatën. Kështu përmes bashkëpunimit me UNICEF ishte siguruar edhe vaksinimi kundër sëmundjeve ngjitëse të parandalueshme për gjithë fëmijët dhe të plagosurit që vinin nga zonat e luftës por edhe popullatës lokale. Në një dhomë e vogël lindje për nënat shtatëzana, mamia Qerime Sejdiu nën mbikqyrjen e dr. Osmanit, ndihmonte gjithë nënat që po lindnin asokohe në kushte fushore, nën kushte të jashtëzakonshme për një punë të tillë. Pastaj, një ekip tjetër kryente edhe vizita shtëpiake, për tu ardhur në ndihmë në vecanti për të plagosurive dhe personave të moshuar me probleme kronike.

    Me gjitha peripecitë dhe vuajtjet që përballej në punë e tij, ai tregoj një shpirt humanitar që rrallë do të mund ta gjeje, pasiqë që nga fillimi i viteve 90ta, ai e kishte shndërruar shtëpinë e tij në Polac në një ambulancë të improvizuar, ku qytetarët prej të gjitha anëve të Drenicës, vinin orar e pa orar në shtepinë e tij dhe mirrnin gjithë shërbimet falas, përfshirë edhe barërat që i siguronte permes organizatave joqeveritare sic ishin “Care International” dhe “Medicine Sans Frontiers”.

    Dr. Osman Veliu, duke qenë i angazhuar në vatrën e rezistencës kundër pushtuesit serb, për shkak të aktiviteteve të tija, shpesh kishte qene në qendër të vëmendjës se mediave vendore dhe atyre ndërkombëtare, ashtuqë gjatë asaj kohe shpesh mund ta gjeje edhe në storiet për luftën në Kosovë edhe të mediave ma presigjioze ndërkombëtare sic ishin Associated Press, TVE Internacional, atyre greke, gjermane, britanike etj nga gjithë Europa. Edhe në këtë mënyrë ai përmes shfaqjes se kushteve mizerie të rrethanave në të cilat zhvillohej kujdesi shëndetësor në Kosovën e asaj kohe, ndikonte në informimin e sakt të opinonit ndërkombëtar në lidhje me luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.

    Pëndryshe, dr. Osmani ishte ndër mjekët e parë në Komunë që filloj punën në Ambulancën Humanitare” Nënë Tereza” në Skenderaj që nga hapja e saj. Si dhe ka qënë mësimdhënsë i lëndëve mjekësore në Shkollën e Mesme të Mjekësisë  “ Xheladin Deda” – paralelja e ndarë në Skenderaj ( që për shkak të rrethanave të luftës i zhvillonte aktivitete e saja në fshatrat Polac dhe Klinë e Epërme) që nga dita e parë e hapjes se saj. Pra, një kontributdhënës gjithëpërfshirës.

    Aktiviteti i tij humanitar as sot e kësaj dite nuk është ndalur. Ai është i paepur në punën e tij profesionale, duke i ndejtur besnik betimit të Hipokratit që nga dita e parë e veshjës së mantilit të bardhë, dhe bazuar në vlerësimet e qytetarëve, ai asnjëherë nuk ka pranuar asnjë centi për shërbimet e ofruara qytetarëve duke i qendruar besnik motos se tij “ se krejt pjesa e mbetur e pasluftës është një “bingo” për të dhe se jetën e tij dëshiron ta bëjë në mënyrën ma të dinjetetshme dhe ma të ndershme të mundur”, duke u ndjerë përjetësisht borgjli ndaj qytetarëve dhe atyre që u flijuan që Kosova sot të frymojë lirshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark