Insajderi
Lajme

“Një keqinterpretim …”, Ministria e Industrisë del me njoftim pas bastisjeve në ARBK

Insajderi
18 March 2026 - 14:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Një keqinterpretim …”, Ministria e Industrisë del me njoftim pas bastisjeve në ARBK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, ka reaguar pasi sot janë bastisur zyret e ARBK-së nga njësitë policore për krime ekonomike.

Sipas tyre rasti ka të bëj me hetimet që po zhvillohen lidhur me ndryshimin e pronësisë së një biznesi pas ndërrimit të jetës së pronarit.

“Ju njoftojmë se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe vendimeve gjyqësore relevante, stafi i ARBK-së ka konstatuar muaj më parë se kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor. Si rrjedhojë, ky interpretim është korrigjuar përmes procedurave përkatëse ligjore dhe administrative”, thuhet në reagim.

Gazeta Insajderi ka raportuar se në stacionin policor janë shoqëruar tre persona. Në mesin e tyre, sipas burimeve, është shoqëruar edhe ushtruesja e detyrës së kryeshefes së ARBK’së Igballe Rexha- Jashari.

Dyshimet e para janë për shkak të ndryshimit të aksioneve të pronësisë së një biznesi.

Policia ka bastisur zyret e ARBK’së, duke mos lejuar punëtorët të futen në objekt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark