Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me pagën e Gani Jakupit prej 7.500 eurosh në muaj, të cilat po i merr nga MPJD-ja.
Musliu-Shoshi përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se një këshilltar i ministres Gërvalla po kushton sa 15 policë të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
“1 Këshilltar i Donikës =15 Policë të Republikës së Kosovës! Dallimi është qe ky këshilltari i Donikës me 7.500€ në muaj ka me shku nga Parisi në Belgjikë me të gjitha shpenzimet e mbuluara me provu me taku Donikën me gazetarë, artistë, drejtorë festivalesh. Ndërsa, polici me 500€ në muaj ka me shku në punë me qizme të grisura, e uniformë të stërvjetëruar, me jelek anti-plum pa afat, me 50 cent në xhep dhe nuk e ka jetën e sigurt kur te del nga shtëpia a kthehet i gjallë”, ka shkruar ajo.
“Ky është shteti i Albinit! Era korrupsion, shkrum e mjerim!”, përfundon postimi i saj.
Gani Jakupi merr 7.500 euro pagë mujore nga Ministria e Punëve të Jashtme e Donika Gërvallës. Ai jeton në Spanjë por që është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’. /Insajderi.org/