Është kjo sfida e lancuar nga një kompani udhëtimi low cost amerikane, Jet Blue Airways, që u dhuron tre personave bileta pa limit nga fluturimet e tyre, por vetëm atyre që janë të gatshëm të heqin foto nga adresa e tyre.
Për të qenë mes fituesve nevojitet edhe të publikosh në Instagram një foto të destinacionit të ëndrrave të tyre me një hashtag #AllYouCanJetSweepstakes, që do të tregojë fillimin e ri social të kandidatëve, që duhet të regjistrohen deri brenda 8 marsit, në website zyrtar të JetBlue Airways.
Me #AllYouCanJetSweepstakes –thotë Heather Berko, menaxhere e kompanisë ajrore- inkurajojmë udhëtarët të kenë një profil fare të pastër, duke pasur kështu mundësinë të imagjinojnë dhe ëndërrojmë destinacionin ku kanë dëshirë të shkojnë.
Shpresojmë që kjo të jetë një inspirim’. Fituesit, mund të bëjnë në këtë mënyrë të rilindë profili i tyre, duke publikuar në Instagram foto të pushimeve të tyre, duke bërë xhiro nëpër botë. Të tjerëve do tu mbetet vetëm një adresë bosh dhe keqardhje që kanë eliminuar për gjithmonë të gjitha fotot e tyre më të mira të jetës.