Një kopje origjinale mint e Super Mario Bros për NES është shitur në një ankand për 100,150 dollarë duke e bërë një prej lojërave më të shitura në histori.
Sipas Heritage Auctions, loja NES vendosi rekord për një kopje loje edhe pse mund të mos jetë më loja më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë.
Arsyeja e kësaj vlere marramendëse është edhe fakti se kopja ishte blerë nga një grup koleksionistësh të cilët ndanin pronësinë e lojës.
Loja e prezantuar në 1985 është ruajtur në një qelibar. Kopja është rrallë dhe në një gjendje shumë të mirë.
Kjo nuk është hera e parë që një lojë NES shitet për kaq shumë. Në 2014-ën një kopja e fishekut Nintendo World Championships u shit në eBay për 100,088 dollarë.