×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia e çiftit nga Peja në SHBA, kush është modelja që vrau bashkëshortin dhe më pas veten

    Insajderi
    30 November 2024 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja shqiptare Sabrina Krasniqi, 27 vjeç, dyshohet se qëlloi pesë herë në drejtim të bashkëshortit të saj, Pajtim Krasniqi, 34 vjeç, më pas veten në ballkonin buzë oqeanit të banesës së tyre luksoze në Beach Club II Hallandale në Hallandale Beach, në veri të Miamit, rreth orës 12:30 të mëngjesit të së mërkurës, sipas Neë York Times.

    Policia gjeti trupat e pajetë të çiftit në zona të ndryshme të apartamentit në katin e 45-të.

    Ata të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje, tha policia sipas New York Post.

    “Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’i merrte jetën vëllait tim kur i qëlloi 5 plumba në gjoks”, tha Albana Krasniqi Munrett në një postim në Facebook për vëllanë e saj.

    “Personi të cilit i besonte më shumë, personi me të cilin zgjodhi të kalonte jetën ishte ai që ia hoqi. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e mi nuk do të jemi kurrë të njëjtë. Kam frikë se nëna ime nuk do të shërohet kurrë.”

    Brenda banesës ishte një arush pelushi, një kuti në formë zemre  me trëndafila dhe televizori ende ndezur, sipas pamjeve.

    Sipas mediave, dyshja ishin shtetas shqiptarë të Kosovës që jetonin në Amerikë.

    Policia shkoi në vendngjarje pasi mori një sinjalizim nga ShotSpotter, një program për zbulimin e armëve.

    Sipas NBC 6, fillimisht kishte pesë të shtëna që shpërthyen radhazi, e ndjekur nga një pauzë e shkurtër dhe më pas një e shtënë e gjashtë.

    “Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme”, tha Max Braedlin, i cili jeton matanë rrugës, për median lokale.

    “Dëgjova të shtënat dhe më pas pas disa minutash makinat e policisë, dhe ishte një skenë e mbushur me njerëz.”

    Sabrina, e cila mori emrin e saj të vajzërisë Sabrina Dzaferovic, ishte një modele sipas Local 10 News.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark