Një gjë e pazakontë ka ndodhur pasditen e ditës së djeshme në Napoli.
Në qendrën stërvitore Castel Volturno të Napolit ka ndodhur një aksident, por për fat të mirë pa askënd të lënduar.
Gazeta Repubblica ka raportuar se një person ka humbur drejtimin dhe është futur në qendrën stërvitore të Napolit me makinën e tij.
Për fat të mirë nuk bëhet fjalë për ndonjë akt kundër Napolit apo ndonjë futbollisti të këtij klubi.
Personi që ishte duke vozitur pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, por ai është arrestuar nga autoritetet italiane.
Gjithsesi askush nga klubi nuk është lënduar dhe bëhet fjalë vetëm për dëme të pakta materiale.