×
Show

Një mënyrë ndryshe e përgatitjes së pudingut

Insajderi
06 April 2016 - 15:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse dëshironi diçka të ëmbël dhe të shijshme, atëherë kjo recetë është për ju. Kjo është një nga ëmbëlsirat më të lehta dhe e shijshme për t’u ngrënë.

Ky puding i përzier me biskota preferohet të përgatitet në mbrëmjë.

Përbërësit:

10 biskota,dy lugë rum, katër vezë, një litër qumësht, dy qese sheqer vanilje, 220 gram sheqer, 100 gram bajame të pjekura dhe disa lugë marmelatë të kajsisë.

Përgatitja:

Fillimisht, copëtoni biskotat dhe vendosni në një enë.  Në të e hedhni edhe rumin, pastaj përzieni vezët, qumështin, sheqer vaniljen dhe pastaj hidhni përmbi biskotat.

Enën e vendoseni në furrë, hidhni ujë dy të tretat dhe viheni në furrë të ngrohur në 200 gradë dhe lëreni të piqet për 35 minuta.  Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet, pastaj me një brushë ja hedhni  pak gjalpë si dhe bajame të thekura.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark