×
  • Lajme
  • Lajme

    Një mërgimtar terrorizon çdo natë banorët e lagjes Emshir në kryeqytet

    Insajderi
    12 August 2022 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një mërgimtar është bërë problem për banorët e lagjes Emshir në kryeqytet. Tash e dy javë një person me një makinë super-luksoze me targa të huaja, po bënë zhurmë në këtë zonë në orën 1 pas mesnate.

    Të paktën kështu thuhet në një shkrim të publikuar nga faqja Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë.

    Në postim thuhet se vetura i jep gaz në mënyrë të pakontrollueshme, duke lënë kështu banorët pa gjumë.

    “Çdo nate kjo veturë ne lagjjen Kalabria – Emshir te banesat e Lesnes, perkatesisht te Aura kjo veture ndalet edhe i jep gaz ne menyre te pakontrrollume thuajse gjithë ato hymje i çon prej gjumit. Shumica kemi mu çu n’7 me shku per pune. N’ora e 01:00 nates per to s’o problem dhe ka mbi 2’jave qe e bon te njejtin veprim ky mërgimtar”, thuhet në postimin e faqes “Vrojtuesit e Lagjes”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark