×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një muaj nga masakra e Hamasit në Izrael

    Insajderi
    08 November 2023 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    240 vetë mbahen peng në tunelet e Rripit të Gazës, mbi 10 mijë palestinezë të vrarë nga bombardimet izraelite.

    Qirinj të ndezur rreth një shatërvani në Tel Aviv ndërsa Izraeli kujton një muaj nga sulmi i 7 Tetorit i Hamasit.

    May Hayat-it i rrodhën lotët teksa qëndronte në heshtje në skenën e festivalit muzikor Nova ku ajo i shpëtoi mrekullisht vdekjes. Hayat, 30 vjeç, ishte duke punuar si banakiere, disa kilometra larg gardhit të sigurisë së Gazës, kur militantët e armatosur të Hamasit sulmuan më 7 Tetor, duke vrarë të paktën 260 pjesëmarrës në festival dhe duke marrë peng të tjerë.

    ‘Oh, dreq, dreq, dreq, nuk mund të ndodhë. Nuk mund ta besoj se kjo po më ndodh mua, nuk mund ta besoj se kjo po më ndodh mua’

    “U shtriva këtu, po, këtu ishte lokali, këtu ishte skena, më lanë të shkoja prej andej, drejt pjesës tjetër të lokaleve, dhe ja ku vrapova. Të gjithë këta ishin terroristë, ndërsa unë isha e shtrirë këtu kudo kishte terroristë me armë”.

    Izraeli kërkon lirimin e pengjeve në mënyrë që të bjerë dakord me një armëpushim humanitar dhe deri tani i është përgjigjur në mënyrë jo proporcionale me ndëshkim kolektiv të refugjatëve palestinezë që jetojnë në Rripin e Gazës.

    Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi i tha agjencisë Reuters se numri i të vrarëve nga bombardimet izraelite është mbi 10 300 prej të cilëve mbi 4200 janë fëmijë. “Çdo 10 minuta vritet 1 fëmijë,” sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Spitalet janë të tejmbushur me njerëz e në to strehohen mbi 100,000 vetë, duke përfshirë “refugjatë, të plagosur, të sëmurë dhe staf mjekësor”.

    I vendosur për të vazhduar luftën pa marrë parasysh jetën e civilëve kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha për herë të parë se pas luftës Izraeli do të përgjigjet për sigurinë në Gaza, duke nënkuptuar kthimin e ushtrisë në enklavë.

    “Mendoj se për një periudhë të pacaktuar kohore Izraeli do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë. Sepse e kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e kemi përgjegjësinë e sigurisë. Ajo që kemi është shpërthim i terrorit të Hamasit në një shkallë që nuk mund ta imagjinonim”.

    ShBA-ja është shprehur vazhdimisht kundër ripushtimit të Gazës nga Izraeli.

    Ushtria izraelite po operon thellë brenda qytetit të Gazës, bastion i grupit palestinez Hamas, tha të Martën ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, duke shtuar se Izraeli nuk ka dëshirë ta qeverisë enklavën palestineze pasi të përfundojë lufta. Si Izraeli ashtu dhe Hamasi publikojnë video të luftimeve ballë për ballë.

    Këtu një video e publikuar nga Hamasi të Martën që pretendon se tregon militantët teksa qëllojnë ndaj automjeteve izraelite në Beit Lahiya të Gazas. Militantët strehohen në ndërtesa të shkatërruara dhe qëllojnë prej andej automjetet izraelite.

    Përveç luftës në terren brenda qytetit të Gazës, aviacioni izraelit vijon bombardimet. Këtu një sulm ajror goditi një ndërtesë në qytetin e Gazës, duke shkaktuar vdekje dhe dëmtime në rrugë të automjeteve dhe ndërtesave të tjera aty pranë. Ekipet palestineze të shpëtimit që mbajnë trupat e gjetur nën rrënoja. Pas kësaj militantët u përgjigjën duke qëlluan me raketa.

    Duke mbajtur sendet e tyre në duar, banorë të zhvendosur të Gazës u panë duke u nisur në këmbë drejt jugut të enklavës, në përpjekje për t’iu shpëtuar bombardimeve izraelite. “Po shkojmë në jug siç na thanë, po ecim dhe nuk e dimë se ku do të shkojmë,” thotë NaseemAl-Dada. Banorët që ikën thanë se kaluan nëpër një kordon tankesh izraelite të pozicionuar për të sulmuar pranë qytetit të Gazës.

    Duke dalë nga rrënojat e shtëpisë së tij të shkatërruar, një i mbijetuar i një sulmi ajror izraelit në KhanYounis tha se Izraeli po “tregon fuqinë e tij kundër civilëve”. AhmedAyesh, i cili kishte 27 anëtarë të familjes ende të bllokuar nën rrënojat e shtëpisë, tha se nuk ka frikë nga sulmet.

    “Nuk na intereson nëse do të na vrasin ne dhe shumë breza të tjerë”, tha ai.Të paktën 23 palestinezë u vranë në dy sulme të veçanta ajrore izraelite herët të Martën në qytetet jugore të Gazës, Khan Younis dhe Rafah.

    Gazetarë dhe protestues të tjerë palestinezë dolën në rrugët e Ramallah në Bregun e pushtuar Perëndimor për të demonstruar kundër vrasjes së kolegëve të tyre në sulmet ajrore izraelite në Gaza. Në protestë u paraqitën në mënyrë simbolike arkivole bosh me foto të gazetarëve të vrarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark