×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një muaj paraburgim për Flori Beqirajn

    Insajderi
    01 October 2022 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është caktuar masa prej një muaj paraburgim për Flori Beqirajn, i cili, mbrëmjen e së martës, sulmoi seksualisht Mrika Nikqin.

    Kështu ka vendosur Gjykata Themelore në Pejë, në seancën e sotme të gjykatës.

    Kërkesën për paraburgim prej 30 ditësh e ka bërë Prokuroria e Pejës.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

    “Me datë 27 shtator ka ndodhur rastit i veprës penale të “Sulmit Seksual” dhe për këtë çështje penale kanë qenë të angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe njësitet relevante policore. Pas punës intensive është bërë e mundshme identifikimi i personit të dyshuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar fillimisht për 48 orë.”

    Sulmuesi, Flori Beqiraj, e ka pranuar kryerjen e veprës penale.

    Në vendimin e gjykatës, avokati i Beqirajt citohet të ketë thënë se, gjatë kryerjes së veprës, i pandehuri ishte nën ndikimin e alkoolit.

    Në vendim po ashtu potencohet se Flori Beqiraj i ka kërkuar falje viktimës, Mrika Nikçit dhe familjes së saj, pasi babai i të dyshuarit ka pasur edhe raporte pune me familjen Nikçi.

    Avokati i tij e ka arsyetuar veprimin e Beqirajt nën pretendimet se, duke qenë nën ndikim të alkoolit, i njëjti nuk ka qenë i vetëdijshëm për veprimet, ndaj ka propozuar që të pandehurit t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

    “Gjendja e tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit, sipas tij tregon se sjelljet që i ka pasur gjatë kryerjes nuk janë të tij, ka qenë në gjendje që edhe vetë i pandehuri nuk mund të shpjegojë duke marrë parasysh këto rrethana nuk mendoj që ka rrezik të arratisjes dhe as të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale. I propozoj gjykatës që të pandehurit t’i shqiptohen njëra nga masat alternative të cilat janë adekuate për të pandehurin, konkretisht propozoj masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në vendimin e gjykatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark