Insajderi
Lajme

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që sulmoi dy policë në Gjakovë pas një aksidenti trafiku

Insajderi
14 October 2025 - 16:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një muaj paraburgim për të dyshuarin që sulmoi dy policë në Gjakovë pas një aksidenti trafiku
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një muaj paraburgim i është caktuar një të dyshuari në Gjakovë, i cili ka sulmuar dy policë gjatë një intervenimi.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari fillimisht me dashje ka kanosur njërin polic, ndërsa gjatë ndërhyrjes lëndime ka pësuar edhe një tjetër zyrtar policor.

Sipas njoftimit zyrtar:

“Më datën 13.10.2025, rreth orës 07:45, në rrugën “Bardhyl Qaushi”, i pandehuri me dashje seriozisht kanos dhe më pas e sulmon fizikisht zyrtarin policor në lidhje me punën e tij zyrtare, të dëmtuarin Gj. H. Në atë mënyrë që ditën kritike, derisa i pandehuri ndodhej në Motel “M.”, përballë vendit të ngjarjes ku kishte ndodhur një aksident trafiku dhe i dëmtuar ishte vëllai i tij, S. L., i revoltuar, derisa zyrtarët policorë ishin duke u marrë me rastin, i njëjti i afrohet zyrtarit policor Gj. H. dhe, duke bërtitur, e godet me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore, ndërsa gjatë intervenimit lëndime në dorë pëson edhe zyrtari policor I. R., me ç’rast të dëmtuarve u shkaktohen lëndime trupore.”

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, të sanksionuar me nenin 402 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi ekziston rreziku që i pandehuri, nëse lirohet, të pengojë rrjedhën e procedurës penale ose të përsërisë veprën penale.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim për një muaj, duke llogaritur prej kohës së arrestimit më 13 tetor 2025 dhe deri më 12 nëntor 2025”, thuhet tutje në njoftimin e gjykatës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark