×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Një person ka pësuar lëndime”, Policia jep detaje për aksidentin tek rrethi i FSK’së

    Insajderi
    22 March 2024 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot gjatë orëve të mëngjesit Gazeta Insajderi ka raportuar për një aksident në Prishtinë, ku shihet se janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit Golf 6, ngjyrë e bardhë dhe njëra e tipit, Merceds benz ngjyrë e zezë.

    Përplasja e tyre kishte ndodhur konkretisht tek rrethi i njohur tek zona e kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Rastin e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila njoftuar se si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.

    “Rreth orës 09:20  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë,  ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”.

    Derisa ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark