×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person në Prishtinë detyron gruan e fëmijët të flenë në bodrum

    Insajderi
    26 April 2016 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua në Prishtinë, së bashku më fëmijët e saj është kanosur dhe keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti i saj i cili më pas i ka dëbuar nga shtëpia.

    Pas kanosjes dhe dhunës familjare nga bashkëshorti, gruaja me fëmijët janë detyruar të flenë në podrumin e shtëpisë.

    Pas raportimit të rastit në Policinë e Kosovës, ata janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa i bashkëshorti është arrestuar.

    “Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

    Policia njofton se në 24 orët e fundit gjithsej janë arrestuar 15 persona kurse katër prej tyre janë në mbajtje./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark