Industria është përfshirë nga mashtrime, spekulime, sulme dhe praktika të dyshimta biznesi. Hulumtuesit thonë se rritja e madhe e bitcoin në 2017-ën ka ardhur si rezultat i manipulimit të tregut.
Bursa popullore e kriptomonedhave Binance, një prej më të madhe në botë, konfirmoi se ka humbur afro 7,000 bitcoin me vlerë 40 milionë dollarë pas një sulmi hakerësh.
Bitcoinët ishin vendosur në një portofol të nxehtë, portofol i lidhur me internetin i përdorur për të përpunuar transaksionet, raportoi Bloomberg.
Ai përmban 2% të aseteve të Binance dhe u vodh me një transaksione të vetëm tha Binance. Sipas kompanisë hakerët kishin përdorur një seri teknikash nga phishing, tek viruset dhe sulmet e tjera.
Binance premtoi të mbulonte të gjitha humbjet duke përdorur fondin sekret të sigurisë për përdoruesit, një rezervë sigurimi përdorur për këto situata.
Sipas Bloomberg sulmi kishte aktivizuar një alarm brenda kompanisë edhe pse nuk arriti të parandalonte sulmin.
Mediat e industrisë CoinDesk tha se kriptomonedhat morën një goditje në vlerë menjëherë pas lajmit. Në dhjetor të 2017-ës bitcoin vlerësohej me 20,000 dollarë përpara se të binte nën 5,800 dollarë.
Industria është përfshirë nga mashtrime, spekulime, sulme dhe praktika të dyshimta biznesi. Hulumtuesit thonë se rritja e madhe e bitcoin në 2017-ën ka ardhur si rezultat i manipulimit të tregut.
Autoritetet Amerikane thanë se fundi se ky manipulim është realizuar duke përdorur kriptomonedhën “stablecoin” Tether.