×
  • Lajme
  • Lajme

    Një punëtor i “Trepçës” pranoi pagë 7.500 euro, rasti shkon në Krimet e Rënda Ekonomike

    Insajderi
    26 September 2024 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Trepça”, ka paraqitur te Krimet e Rënda Ekonomike, rastin e një punëtori të kësaj ndërmarrjeje.

    Në njoftimin e “Trepçës” thuhet se punonjësi në fjalë, ka pranuar pagë neto në dy pjesë në vlerë prej 7 mijë e 468.18 euro, e që konsiderohet vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    “Në “Trepça” Sh.A. në muajin shtator të vitit 2023 një punonjës ka pranuar pagë neto në dy pjesë në vlerë totale prej 7,468.18 euro. Andaj, në këtë rast konsiderojmë se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” i paraparë në nenin 414 të KODIT NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Rasti më 26.9.2024 ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes “Trepça”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark