Njohur si PewCrypt, ky ransomware i bazuar në Java enkripton të dhënat e përdoruesve të cilët mund të rikuperohen vetëm në një datë të caktuar.
Megjithatë një ransomware tjetër po që ka lidhje me fenomenin PewDiePie, bllokon të dhënat dhe rikuperimi i tyre është i pamundur.
Ky i fundit quhet PewDiePie ransomware dhe është i shkruar dobët si një version i modifikuar i ShellLocker ransomware.
Ransomware në fjalë bllokon të dhënat dhe çelësat e enkriptimit nuk ruhen askund duke çuar në bllokimin e përhershëm të të dhënave.
Ndërsa PewCrypt enkripton të dhënat por ka një problem, ju nuk blini dot çelësin e dekriptimit.
Viktimat duhet të presin gjersa PewDiePie të arrijë 100 milionë ndjekës përpara se të lejohen të dekriptojnë të dhënat.
Duke qenë se PewDiePie ka 90 milionë abonentë aktualisht, viktimave do tu duhet të presin goxha kohë. Për ti bërë gjërat më keq, PewCrypt kërcënon me fshirje të çelësave të enkriptimit nëse T-Series arrin i pari 100 milionë abonentë.
Sipas ZDNet edhe pse ransomware filloi si shaka, sot janë infektuar një numër i konsiderueshëm përdoruesish. Për fat të mirë autori i PewCrypt duke pasur parasysh pasojat që vinë nëse autoritetet ndërhyjnë publikoi kodin e ransomware në GitHub si dhe mjetet e dekriptimit.
Menjëherë ekipi i Emsisoft ka publikuar një aplikacion për dekriptimin e PewCrypto. Prandaj nëse jeni një prej të prekurve nga ransomware, tashmë keni mundësinë të rifitoni aksesin në të dhënat tuaja përpara se PewDiePie të arrijë 100 milionë abonentë.