Mund të jetë i lindur e rritur në Austri, por në zemër është i gjithi “Kuqezi”.
“Fantazisti” i sulmit, Dardan Shabanhaxhaj do të nisë karrierën e tij më të re, teksa në ditët në vijim do të largohet, nga “gjigantët” sllovenë, të Mura, për t’u prezantuar, më tej te rusët e Ruben Kazan, aty ku e pret edhe “Legjionari” i Kombëtares, Mirlind Daku.
Sipas raportimeve më të fundit, të mediave ruse e atyre austriake, “fantazisti” 22-vjeçar i Mura-s do të transferohet në Super League-n ruse, për shifrën e 1.2 milionë eurove, shifër që justifikohen më së miri me performancën e lojtarit, teksa në pjesën e parë me sllovenët shënoi plot 7 gola e dhuroi 3 të tjerë, në 19 paraqitje.
Përsa i përket “historikut” të tij, Shabanhaxahaj është rritur si lojtar, te skuadra e Sturm Graz, nga ku fillimisht u transferua te Mura e më pas, te Rubin Kazan. Përsa i përket Kombëtares, i riu me origjinë shqiptare ka luajtur me Kosovën U17 dhe Austrinë U21, teksa në një intervistë për mediat ka deklaruar se do të mirëpriste një ftesë nga Kombëtarja Shqiptare e futbollit.