×
  • Sport
  • Sport

    Një shqiptar në mesin e kroatëve kur paralajmëruan shkatërrimin e ish Jugosllavisë

    Insajderi
    17 October 2023 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 17 tetor të vitit 1990, para 33 viteve, thuajse Beogradi dridhej e nuk kishte se çfarë të bënte dhe vetëm po shikonte, në stadiumin në Maksimir të Zagrebit, zbarkon kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në futboll.

    Ende pa u shemb apo vdekur Jugosllavia artificiale, kombëtarja e Kroacisë u tubua dhe ka zhvilluar ndeshjen e parë revyale me Shtetet të Bashkuara të Amerikës.

    Mbi 30 mijë shikues në Maksimir, Kroacia e fitoi ndeshjen me rezultat 2:1.

    Një shqiptar në mesin e kroatëve kur paralajmëruan shkatërrimin e ish Jugosllavisë.

    E kush tjetër, pos legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala.

    Shala ka startuar nga minuta e parë, jo edhe gjithkush ka guxuar t’i bashkohet kombëtares kroate më 17 tetor të vitit 1990.

    “17.10.1990, nuk ishte lehtë të thuash po!

    Krajnçar, Ladiq, Cvetkoviq, Person, Kasallo, Mlinariq, Vuliq, Shala, Celiç, Drazhiq dhe Asanoviq”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark