Insajderi
Lajme

Burri nga Shqipëria humb në mal derisa po mblidhte gështenja- Angazhohen njësitë e kërkimit

Insajderi
21 October 2025 - 10:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Burri nga Shqipëria humb në mal derisa po mblidhte gështenja- Angazhohen njësitë e kërkimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë, shtetas i Shqipërisë, është raportuar i zhdukur pasi humbi kontaktin me familjarët e tij derisa kishte shkuar për të mbledhë gështenja në një mal në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri.

Për gjetjen e tij është angazhuar edhe njësia për kërkim-shpëtim e Kosovës, ndërsa në anën tjetër të kufirit, ai po kërkohet nga njësia e Shqipërisë.

“Brezi kufitar Shqipëri-Kosovë  20.10.2025 – 23:20. Raportohet se viktima mashkull shtetas i  Shqipërisë gjatë mbledhjes së gështenjave në mal, ka humbur kontaktin me familjarët e tij. Njësit policor, njësia për kërkim shpëtim dhe disa persona janë angazhuar në kërkim të viktimës, ndërsa në anën tjetër të kufirit janë angazhuar njësitë e  Shqipërisë”, njoftoi policia në raportin 24-orësh


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark