×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Një simptomë e pavërejtur e kancerit të veshkave shfaqet gjatë natës

    Insajderi
    14 July 2023 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanceri i veshkave shpesh nuk ka simptoma të dukshme, kështu që mund të jetë mjaft e vështirë të dallohet.

    Megjithatë, ekspertët thonë se ka disa shenja të sëmundjes që mund t’i vini re. Më i zakonshmi është gjaku në urinë, i njohur si hematuria. Jo domosdoshmërisht është fjala për kancer, mirëpo duhet ta vizitoni mjekun tuaj nëse është ndonjëherë e pranishëm gjaku në urinë.

    Një nga treguesit më të pazakontë është djersitja “shumë e fortë”. Një simptomë e çuditshme, e cila shpesh shfaqet gjatë natës, e cila mund të paraqitet me temperaturë të lartë dhe ethe.

    Veshkat janë dy organe të vogla në të dyja anët e shtyllës kurrizore, pak poshtë brinjëve. Ato largojnë mbetjet dhe lëngjet e tepërta nga gjaku, duke i kthyer në urinë.

    Kanceri i veshkave ndodh kur qelizat anormale fillojnë të ndahen dhe rriten në mënyrë të pakontrolluar. Është më i zakonshëm te njerëzit mbi 60 vjeç dhe më shpesh diagnostikohet te meshkujt sesa te femrat.

    Pirja e duhanit dhe mbipesha ose obeziteti rrisin rrezikun e zhvillimit të tij. Mënyra se si trajtohet varet nga lloji i kancerit të veshkave që keni, ku ndodhet, sa i madh është, nëse është përhapur dhe si është shëndeti juaj i përgjithshëm. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark