Insajderi
Insporti

Një telefonatë e pazakontë ndërpreu konferencën e Klopp, gazetarja u turpërua kur pa se kush po e thërriste

Insajderi
02 February 2024 - 16:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një telefonatë e pazakontë ndërpreu konferencën e Klopp, gazetarja u turpërua kur pa se kush po e thërriste
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jurgen Klopp mbeti i habitur kur konferenca e tij për shtyp u ndërpre nga një telefonatë e një gazetareje të thirrur nga dentisti gjatë kohës sa ai po iu përgjigjej pyetjeve.

“Dentisti po thërret, kjo mund të jetë e rëndësishme”, tha Klopp teksa mbante telefonin dhe qeshte duke treguar dhëmbët e tij të bardhë.

Gazetarja kërkoi falje me shpejtësi kur dëgjoi se kush po e thërriste: “Më falni, është shumë e rëndësishme”.

Më pas Klopp bëri shaka në stilin e tij: “Dentist! E imagjinoj këtë”, tha trajneri i Reds përpara se të vazhdonte fjalimin e tij për mediat.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark