×
  • Lajme
  • Lajme

    Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

    Insajderi
    02 March 2016 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet i fuqishëm me 7.8 ballësh ka goditur brigjet perëndimore të ishullit indonezian, Sumatra, të mërkuren, njoftojnë mediet ndërkombëtare.

    Autoritetet indoneziane dhe australiane kanë paralajmëruar se mund të ketë cunami dy orë pas dridhjeve, edhe pse ishte ende e paqartë nëse tërmeti kishte shkatërruar ndërtesa apo vrarë njerëz në Sumatra, raporton Insajderi.

    Epiqendra e tërmetit ishte rreth 800 kilometra në jug-perëndim të Padang-ut. Ajo ishte rreth 20 kilometra e thellë nën sipërfaqen e tokës.

    Kreu i meteorologjisë dhe gjeofizikës në Indonezi, Andi Eka Sakya, tha se ka pak mundësi për ndonjë cunami.

    “Unë mendoj se mundësia për një cunami është shumë e vogël”, i tha Sakya televizionit indonezian TVOne.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark