Pranoi të marrë rolin e personazhit të bërë të famshëm nga Angeline Jolie në 2001 në serinë e filmave “Tomb Rider” dhe në shesh-xhirime po përpiqet të jetë në lartësinë e duhur.
Alicia Vikander tregoi në një set fotografish të shkrepura nga xhirimet e filmit se jo më kot është përzgjedhur si Lara Croft, protagonistja kryesore e filmit.
Sigurisht, ndoshta do të jetë e vështirë që aktorja suedeze 28-vjeçare të shkëpusë me shpejtësi lidhjen mes Lara Croftit nga Angeline Jolie, por nga përkushtimi në xhirime me gjasa do t’ja dalë mbanë.