Është arrestuar Një person është arrestuar në Prizren pasi dyshohetpër ngacmim.
Ai ka insistuar që t’i fliste një vajzjës, duke e përcjellë vazhdimisht.
Për ngjarjen ka raportuar Policia e Kosovës.
“Prizren 22.11.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte shqetësuar dhe ngacmuar viktimën femër kosovare duke e përcjellë dhe duke insistuar se donte të bisedonte me të. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.