×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një vit nga paraburgimi në Hagë i ish-krerëve të UÇK-së, Çitaku proces i paprecedent: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do të kthehen faqebardhë

    Insajderi
    05 November 2021 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë bërë një viti që kur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata po akuzohen për krime të luftës.

    Në aktakuzën e konfirmuar thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

    Ky proces po cilësohet si “Sui Generis”, i paprecedent nga nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

    Një proces i tillë sipas Çitakut do të ishte i pa imagjinueshëm në SHBA apo vende tjera demokratik.

    “Ka më shumë se një vit që kur është publikuar qëllimi për ngritjen e aktakuzës e tani bëhen një vit nga paraburgimi i zotëri Thaçi i zotëri Veselit, Krasniqi dhe zotëri Selimit ne ende nuk kemi aktakuzë të publikuar, procesi gjyqësorë ende nuk ka filluar, një gjë e tillë do të ishte e pa imagjinueshme në SHBA apo në ndonjë vend demokratik, Evropë apo kudo tjetër çfarë po ndodh me këtë proces është tërësisht Sui Generis, diçka që është e paprecedent në proceset e drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë Çitaku për Insajderin.

    Çitaku është shprehur e bindur që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do të kthehen faqebardhë në Kosovë, përkundër që ky proces po vonohet.

    “Çdo ditë e më shumë prokuroria po dëshmon që nuk ka rast jo vetëm kundër zotëri Thaçi e Veseli por as kundër zotëri Krasniqi e zotëri Selimit sepse po të kishim ky proces do të kishte filluar ndërkohë që hetimet për ta kanë vazhduar edhe pas arrestimit e ende nuk kemi asgjë. Unë jam e bindur që ky proces do të përfundojë, fatkeqësisht po vonohet por jam e bindur që do të përfundojë dhe jam e bindur se zotëri Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do të kthehen në Kosovë faqebardhë”, tha ajo.

    KËTU lexoni aktakuzën e plotë për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark