×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një vjet në krye të MPJD-së, a i solli ndonjë sukses Kosovës Gërvalla? – Flasin Çitaku, Mjekiqi, Musliu e Kadrijaj

    Insajderi
    10 April 2022 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vit pas InDoks ka vendosur t’i kthehet punës në diplomaci të bërë nga Qeveria Kurti, nga Gërvalla e Presidentja Vjosa Osmani.

    Pa asnjë njohje, pa asnjë pranim në organizata ndërkombëtare, pa vizita të rëndësishme. Për gratë që e udhëheqin diplomacinë kosovare kanë folur vetëm gra që e kanë mbikëqyrur për së afërmi këtë fushë.

    A i sollën Kurti, Osmani e Donika Gërvalla ndonjë sukses Kosovës në arenën ndërkombëtare?

    Vlora Çitaku e PDK-së, Shqipe Mjekiqi e LDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e Time Kadrijaj anëtare të Komisionit për Punë të Jashtme kanë deklaruar që jo.

    Kërkojnë që fusha e Politikës së Jashtme e Diplomacia të merret më seriozisht nga kjo qeveri. Madje, deputetja Musliu-Shoshi shton se Kurti duhet sa më parë të intervenojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

    Nënkryetarja e LDK-së, Mjekiqi përmend disa objektiva të mira të cilat sipas saj i proklamonte kjo qeveri por që vështirë që do të realizohen.

    Vlora Çitaku – PDK

    “Fatkeqësisht, unë nuk po shoh asnjë rezultat siç e thashë e di dhe jam shumë e kujdesshme në kritikë dhe gjykim, sepse, posaçërisht fusha e diplomacisë kërkon një shkallë shumë më të lartë të diskrecionit dhe ndonjëherë rezultatet janë më të ngadalta, shpeshherë rezultatet mund të mos jenë në përputhje me punën dhe angazhimin qe e jep, mirëpo unë kam parë shumë pak deri më sot angazhim serioz në këtë fushë”, tha Çitaku për InDoks.

    Shqipe Mjekiqi – LDK

    “Shpeshherë po na bëhet kjo pyetje dhe me thënë të drejtën po e kam vështirë me identifiku diçka të mirë, unë thashë që disa prej objektiva që janë pjesë e planit të qeverisë janë të mira në parim, statusi i kandidatit, shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA por nuk ka absolutisht dhe është vështirë të paramendohet si do të realizohen këto për mua do të thosha është mjaftë e vështirë të realizohet ato çfarë ata kanë premtuar qoftë në fushatë parazgjedhore, qoftë edhe që e kanë bërë pjesë të programit kështu që me keqardhje mirëpo nuk mund të jap diçka sa i përket diplomacisë apo politikës së jashtme”, tha nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi.

    Ariana Musliu-Shoshi – PDK

    “Mendoj që ‘suksesin’ jemi duke e parë secili nga ne edhe qytetari më i thjeshtë dhe ata profesional që merren me këtë fushë. Jemi duke e parë se sa skandale, dështime asnjë sukses nuk jemi duke e parë në MPJ dhe mendoj që aty ku ka më shumë dështime kryeministri provon që jo të tregojë të vërtetën ashtu siç është të ndërmerr veprime sepse politika e jashtme do të thoja është një aset kombëtar që na përfshinë të gjithëve dhe sukseset e dështimet nuk i shkojnë vetëm kryeministrit por i paguajmë të gjithë ne si qytetarë. Andaj vlerësojë që kryeministri do të duhej të ishte shumë më i sinqertë dhe të ndërmerrte veprime shumë më të shpejta dhe më të saktë sa i përket udhëheqjes së ministrisë së Punëve të Jashtme, sa i përket lavdeve kjo është mënyrë qysh e vlerëson kryeministri znj.Gërvalla është vartëse e tij dhe nëse kryeministri e vlerëson që kjo është të cilën është duke e bërë mirë atëherë ky është vizioni i tij për Politikën e Jashtme dhe për shtetin tonë”, deklaroi Musliu-Shoshi.

    Time Kadrijaj – AAK

    “Ne nuk kemi parë progres, tash në media u raportua se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës paska një strategji për aplikim në Organizata Ndërkombëtare dhe ne ende nuk e kemi, ajo strategji është dashtë të prezantohet para Komisionit Parlamentare sepse është edhe diplomacia parlamentar që ndikon, nëse ne udhëtojmë në një vend zyrtarë, ne nuk do ta bëjmë pozitën në vendet tjera, ne do të përfaqësojmë interesat e Kosovës dhe do të lobojmë për Kosovën dhe kjo është një praktik që e praktikojmë edhe nëpër çdo takim edhe me ambasadorët e QUIN-it kur kemi takime në Komisioni, opozitarizimin e bëjmë në Kuvend e Kosovës e bëjmë nëpër komisione parlamentare ose nëpër debate televizive apo në intervista nëpër portale të ndryshme jo me dëmtu Kosovën dhe subjektivitetin” ka thënë Kadrijaj e AAK-së.

    Mbi një vit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gërvallës i përmenden shkarkimet që ka bërë. Gafat në komunikim publik. Deklaratat e saj para se të bëhej ministre. Dhe, beteja e saj e nisur dikur me ish-Shërbimin Informativ të Kosovës, ShIK-un, që tashmë e ka shndërruar në betejë kundër shumë diplomatëve, punonjës të dikasterit që vet e drejton.

    InDoks | Asgjë e mirë nga fronti i Gërvallës:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark