Dhe ndërsa është e vërtetë se ato konsiderohen si krijesa fiktive dhe mitologjike, historianët besojnë se legjenda dhe miti i tyre u frymëzua nga një specie e veçantë që kishte jetuar dikur në tokë.
Konsensusi i përgjithshëm në mesin e ekspertëve zbulon se kjo krijesë është njëbrirëshi siberian, një specie e kafshëve që besohet të ketë jetuar në planetin tokë 350.000 vjet më parë.
Ekspertët thonë që njerëzit kanë jetuar që para 200.000 vitesh, dhe besohet se ata nuk kanë jetuar në të njëjtën kohë me paraardhësit tanë.
Njëbrirëshi siberian, megjithatë, nuk është njëbrirëshi që e kemi njohur nga përrallat. Ky “njëbrirësh” nuk është një kalë, por ka gjasa të jetë një kombinim i rinoqerontit dhe mamuthit.
Por së fundmi janë gjetur fosilet, që kanë zbuluar se njëbrirëshi siberian dhe njerëzit kanë jetuar në të njëjtën kohë së bashku, njofton Live Science.
Sipas studimit të shkencëtareve, njëbrirëshi siberian edhe përkundër pamjes së ashpër ata ishin vegjetarianë. /Insajderi.com