×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Njerëzit do të vdesin,” paralajmërimi i drejtorit të Al-Shifa

    Insajderi
    16 November 2023 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Muhammad Abu Salmiya, drejtori i institucionit më të madh shëndetësor të Gazës, Al-Shifa, deklaroi se askush nuk mund të arrijë të largohet nga spitali i rrethuar.

    “Njerëzit brenda do të vdesin nëse nuk u arrin asnjë ndihmë dhe shumë pacientë që kanë nevojë për nevoja urgjente mjekësore mund të vdesin nëse nuk mund të arrijnë në spital në kohë”, tha ai për Al Jazeera.

    Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi pretendon se 26 nga 35 spitalet në Gaza tani nuk janë duke funksionuar, ndërsa nëntë të tjerët janë vetëm “pjesërisht funksionalë”.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi në fillim të kësaj jave se spitali më i madh i Gazës, al Shifa, është “pothuajse një varrezë”, pasi njerëzit e bllokuar brenda përgatiten të varrosin trupat në një varr masiv./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark