×
Show

Njerëzit inteligjentë ofendojnë më shumë

Insajderi
07 August 2016 - 11:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njerëzit inteligjentë janë problematikë, qëndrojnë zgjuar me shumë, dhe ofendojnë me shumë!”

Nëse prindërit ju kanë mërzitur, ju kanë qortuar, ju kanë thënë që ta pastroni dhomën dhe ju kanë dërguar herët në shtrat, arsyeja e kësaj nuk mund të jetë vetëm sjella e juaj.

Studimet sugjerojnë se kjo ka të bëjë me rritjen e inteligjencës tuaj, sipas studimeve të bërë nga Universiteti i Minesotës tregon disa nga vetit që i kanë njerëzit inteligjent, shkruan ‘The Indipendente’.

Qëndrimi zgjuar gjatë natës

Tendenca për të qëndruar deri vonë, mund të jetë një shenjë për ngritjen e inteligjencës. Kërkimet shkencore kanë treguar se qëndrimi natën rritë më shumë koeficientin e inteligjencës.

Nga studimet e bëra të Universitetit Minesotës tregon se këtë e kanë vërtetuar edhe tek presidenti, Barac Obama, Charles Darwini, Winston Churchill, Keith Richard dhe Elvis Presley, të gjithë këta janë të njohur për aktivitetet e tyre gjatë natës.

Kanë një tavolinë të çrregullt të punës

Tendencë e tyre është që ta lënë rrëmujë vendin në të cilin ata qëndrojnë apo punojnë, studimet tregojnë se tavolina e tyre e çrregullt është e lidhur me inteligjencën e tyre, ata kalojnë shumë pak kohë për pastrim sepse mendja e tyre është e zënë me gjëra tjera të rëndësishme.

Njerëzit inteligjentë ofendojnë më shumë

Rezultatet kanë treguar se njerëzit inteligjentë brenda një minute përdorin shumë fjalë ofenduese, e gjitha kjo ka të bëjë me koeficientin e tyre të inteligjencës, studimi ka arritur në përfundim se fjalori i tyre është një shenjë e fuqisë retorike që ata kanë dhe këtë e bëjnë për të fshehur defektet verbale./Insajderi.com

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark