Insajderi
Lajme

“Njerëzit më të lig janë…” Pacolli i zhgënjyer me njerëzit që ia keqpërdorën mirësinë, ndan një shprehje të gjyshit

Insajderi
19 November 2024 - 14:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Njerëzit më të lig janë…” Pacolli i zhgënjyer me njerëzit që ia keqpërdorën mirësinë, ndan një shprehje të gjyshit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i AKR’së Behgjet Pacolli duket se nuk i ka kaluar inati me personat që ia kthyen shpinën e u treguan “mosmirënjohës” ndaj të mirave që ai iu kishte dhënë.

Rastin e fundit e kishte me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci me të cili kishte disa polemika përmes rrjeteve sociale, shkruan Insajderi.

Ndërkohë, statusi i fundit i Behgjet Pacollit tregon zhgënjimin e tij me njerëzit që ia keqpërdorën  mirësinë.

Si ndan edhe një shprehje që gjyshi i tij i kishte thënë: Njerëzit më të lig janë ata që të mirën ta kthejnë me të keq dhe mirësinë tënde e shohin si dobësi.

Statusi i plotë:

Gjyshi im më thoshte se “njerëzit më të lig janë ata që të mirën ta kthejnë me të keq dhe mirësinë tënde e shohin si dobësi.”

Njerëzit harrojnë se ndihma që u ofron meriton të kthehet në të njëjtën formë! Pavarësisht nga situatat, natyra ka mënyrat e saj për t’u hakmarrë ndaj këtyre njerëzve të lig, në një formë ose në një tjetër.

Ne, nga ana jonë, duhet të vazhdojmë të jemi shpirtmirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark