Njëri nga të plagosurit në Runik është shtetas zviceran, kërkon që ta vazhdojë trajtimin atje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Njëri nga të plagosurit në Runik është shtetas zviceran, kërkon që ta vazhdojë trajtimin atje

    Insajderi
    10 August 2023 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ta sotëm në një lokal në fshatin Runik të Skenderajt. Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

    Njëri nga të plagosurit është shtetas zviceran. Ai ka kërkuar që të transferohet atje për trajtim të mëtejshëm.

    Ndërkaq, i lënduari tjetër i cili është duke marrë mjekim në Klinikën Intensive, i është amputuar këmba dhe ka qenë në rrezik për jetë. Procesi i amputimit është vonuar për një orë për shkak se familjarët nuk kanë nënshkruar menjëherë, raporton KlanKosova.

    E viktima e tretë i cili është duke marrë tretman në Klinikën e Ortopedisë pritet më vonë t’i nënshtrohet operimit në shputë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark