×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Persona të maskuar gjuajtën me armë në kafiteri”, detaje nga vrasja në Skenderaj

    Insajderi
    10 August 2023 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një vrasje në Runik të Skenderajit ku ka mbetur një i vdekur dhe tre të lënduar.

    Sipas policisë dy persona të maskuar kanë hyrë na kafiteri dhe kanë shtënë me armë zjarri.

    Më pas ata janë larguar në drejtim të panjohur.

    “Nga hetimet  e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes,  dyshohet  se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri  kanë shtënë  me armë dhe  janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i policisë Avni Zahiti.

    Hetuesit  e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për  identifikimin  dhe arrestimin e kryesit/ve  të veprës  si dhe zbardhjen e  kësaj vepre penale .

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark