×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Njëri prej tyre u operua në Kosovë”, autoritetet hungareze japin detaje rreth ushtarëve të tyre të plagosur nga serbët në veri

    Insajderi
    30 May 2023 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aeroplan Airbus A319 i Forcave të Mbrojtjes Hungareze i projektuar posaçërisht për kujdes mjekësor është nisur nga Kecskemét në mbrëmjen e 29 majit për t’u kujdesur për ushtarët hungarezë të plagosur në Zveçan të Kosovës dhe për t’i kthyer ata në shtëpi.

    Kështu raportojnë mediat e huaja, duke u thirrur në deklarata të autoriteteve hungareze, sipas të cilave gjeneralmajor Ferenc Kajári, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, zhvilloi gjithashtu takimin me mjekët ushtarakë në bord.

    Sipas tyre, kjo është bërë e ditur në një deklaratë të publikuar nga Forcat e Mbrojtjes Hungareze, përcjell Telegrafi.

    Ndërsa po sipas mediave, ushtarët hungarezë që marrin pjesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë u plagosën gjatë shpërndarjes masive të protestuesve serbë në vendbanimin e Zveçanit në Kosovë.

    Sipas informacioneve nga Garda Kombëtare e Hungarisë, në përleshje u plagosën edhe ushtarë nga disa kombe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark