×
  • Lajme
  • Lajme

    “Njeri shumë i dashur, jo drogirash as alkoolist” Flet vëllai i Rrustem Llapit pas vrasjes së serbit në Gjermani

    Insajderi
    29 April 2024 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosovari i njohur si Rrustem Llapi është arrestuar të dielën në Gjermani, nën dyshimin se e ka vrarë një serb brenda një lokali në Dyseldorf.

    Gazeta Insajderi sjelli mbrëmë pamje nga vendi i ngjarjes duke bërë të ditur edhe identitetin e dorasit.

    Lidhur me këtë rast, përmes telefonit ka folur në Klan Kosova, Ramadan Rushiti, vëllai i dorasit, i cili tha se nuk i di shkaqet që dërguan deri te vrasja.

    ”Aq sa dini ju portalet, aq dimë edhe ne. Vëllai im ka qenë një njeri shumë i dashur, jo drogirash – iu garantoj që as shijen e alkoolit nuk e di çfarë është”.

    ”Unë kam komunikuar edhe me gruan e tij dhe me djem. As ata nuk e dinë qysh dhe pse”.

    ”Iu garantoj që është një njeri shumë i mençur dhe i matur, pa qenë ngushtë diçka ai nuk do të shtinte me armë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark