×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Njeriu i afërt i Pacollit: Naim Murseli është monstrum

    Insajderi
    03 December 2023 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jetlir Zyberaj, ish-shef i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij e ka quajtur monstrum Naim Murselin, dikur këshilltar i Pacollit.

    Zyberaj shkroi në Facebook se “sot drejtësia nisi procesin ndaj një monstrumi, Naim Murselit”.

    Ai shkroi se Murseli ishte fshehur mes kolegësh “duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist”.

    “Në mënyrë dinake dhe të pabesë, ashtu siç kreu aktin mizor ndaj një nëne, ndaj gruas së tij, ai është fshehur mes nesh, duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist”, shkroi Zyberaj.

    “Procesi që nis sot është një sfidë për të parandaluar njëherë e mirë Naimët e tjerë, të cilët vrasin tinëzisht natën dhe qajnë ditën”, përfundoi ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark